Zelensky: Ukraina po përparon në drejtime të shumta

  • A.P /
  • 14 August 2024 - 15:53
Zelensky: Ukraina po përparon në drejtime të shumta

Presidenti Volodymyr Zelensky tha se forcat ukrainase po vazhdojnë të avancojnë më tej në rajonin Kursk të Rusisë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në një mesazh në mediat sociale, udhëheqësi ukrainas thotë se forcat kanë lëvizur përpara një deri në dy kilometra në drejtime të ndryshme sot.

BBC, që po raporton lajmin, tha se nuk është në gjendje të verifikojë në mënyrë të pavarur këtë dhe shkruan se nuk dihet saktësisht se sa territor rus është kapur.

Zelensky shihet duke folur në video me komandantin e lartë ushtarak Oleksandr Syrskyi.

Syrskyi i thotë presidentit se forcat ukrainase kanë kapur sot “më shumë se 100 ushtarakë rusë” gjatë inkursionit të tyre në rajonin Kursk të Rusisë.

“Unë jam mirënjohës për të gjithë të përfshirë,” shton Zelensky në X. “Kjo do të përshpejtojë kthimin e djemve dhe vajzave tona në shtëpi.”

Nga ana tjetër, një komandanti i lartë rus – gjeneralmajor Apti Alaudinov – thotë se ushtria ukrainase nuk ka kontroll të plotë atje, siç raporton agjencia shtetërore ruse e lajmeve Tass.

Ai thotë se “armiku është përreth dhe në disa pjesë të qytetit”, duke shtuar se ka pasur përleshje aktive çdo ditë – por Ukraina nuk ishte “plotësisht në kontroll të Sudzha”.

Tass raporton gjithashtu citate nga kreu i distriktit Sudzhansky (ku ndodhet Sudzha), i cili thotë se ka një qetësi të përkohshme në granatimet ukrainase në zonë.

(Kosova Sot Online)