Ky është kosovari që vdiq në një aksident
Një person ka humbur jetën pas një aksidenti që ka pasur me motorin e tij katër-rrotësh, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ai është rrokullisur me mjetin e tij motorik, derisa ishte duke vozitur.
Viktima e rastit është Flamur Gashi, 47 vjeçar, i cili ndërroi jetë tek vendi i njohur si “Kapanavoda”, në Novosellë të Prizrenit.
Në momentin tragjik, ai së bashku me disa persona të tjerë ishin duke u shëtitur me motorët e tyre, derisa viktima e ka humbur kontrollin mbi mjetin e tij, dhe dyshohet se është rrokullisur rreth 10 metra nga rruga kryesore në hapësirën malore.
(Kosova Sot Online)