BDI godet Beogradin: Dështoi plani i Vuçiqit dhe qeverisë monoetnike për ekstradim të ushtarit të UÇK në Serbi

  • s.a /
  • 17 August 2024 - 11:52
BDI godet Beogradin: Dështoi plani i Vuçiqit dhe qeverisë monoetnike për ekstradim të ushtarit të UÇK në Serbi

Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson që dështoi plani i Vuçiqit dhe qeverisë monoetnike për ekstradim të ish ushtarit të UÇKsë Blerim Ramadani nga Kosova i cili po përndiqet me urdhër të qeverisë serbe dhe ishte arrestuar në Shkup, transmeton "Kosova Sot Online".

Mexhiti dhe Taravari, humbës të zgjedhjeve dhe vazalët e të preferuar të VMROsë, u krekosën që e kanë liruar Blerim Ramadanin, duke e mashtruar opinionin shqiptar. Mickovski dje tha që Mexhiti e Taravari as nuk e kanë hap gojën në qeveri për Blerim Ramadanin dhe që nuk ka dëgjuar se janë lavdëruar për “lirimin” e tij.

Mungesa e legjitimitet dhe kredibilitetit të hyzmeçarëve në qeveri po i rrezikon ish ushtarët e UÇK-së. Poshtërimi i shqiptarëve është alarmant dhe skandaloz.

VazaLEN-ët po na turpërojnë edhe përpara Kosovës dhe Shqipërisë, përfshirë dhunimin e Presidentes Osmani dhe arrestimin e Blerim Ramadanit, të gjitha me urdhër të drejtpërdrejt nga Vuçiqi dhe Serbia.

(Kosova Sot Online )