
Një person dërgohet pa shenja jete në Emergjencën e Suharekës

Një burrë është dërguar pas mesnatës pa shenja jete në Emergjencën e Suharekës, transmeton "Kosova Sot Online".
Shaqir Bytyqi zëdhënës në policinë e Prizrenit, tha se rasti është hapur si “hetim i vdekjes”.
Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësis Ligjore nē Prishtinë.
Konfirmimi i tij i plotë:
Me date 17.08.2024 , pas orës 01:05 në emergjencën e qytetit të Suharekës është dërguar një person mashkull, 56 vjeç. Nga mjekët e emergjencës është konstatuar se viktima nuk ka shenja jete. Policia ka dal në vendngjarje dhe me urdhër të prokurorit është hapur rast “Hetim i vdekjes” ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësis Ligjore nē Prishtinë.
(Kosova Sot Online)