
Zbardhen detaje nga vendi ku ndodhi vrasja

Policia po qëndron në vendin e ngjarjes ku ndodhi sonte vrasja e një burri në “Kodrën e Trimave” në Prishtinë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
E dyshuara N.M., dyshohet se privoi nga jeta kunatin e saj e më pas u dorëzua në polici.
Motivi i ngjarjes tragjike është akoma herët të dihet.
Gjithsesi policia konfirmoi vrasjen e burrit në rrugën “Ismet Krasniqi” në Prishtinë.
“Aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë rast”, tha policia
(Kosova Sot Online)