Pritjet në Merdarë dhe te Dheu i Bardhë deri në gjysmë ore

  • E.k /
  • 21 August 2024 - 09:38
Pritjet në Merdarë dhe te Dheu i Bardhë deri në gjysmë ore

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, mërgimtarët po vazhdojnë më shumë ta përdorin për dalje nga territori i Kosovës pikën kufitare në Merdarë dhe atë te Dheu i Bardhë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas përditësimit të fundit, pritjet në Merdarë mëngjesin e sotëm janë deri në 30-40 minuta. Po kaq pritje ka edhe te Dheu i Bardhë.

Në pikat tjera kufitare, pritjet nuk janë më shumë se 10-15 minuta.

(Kosova Sot Online)