Avioni bën ulje të detyruar në Romë, dy të plagosur

  • A.P /
  • 21 August 2024 - 21:20
Avioni bën ulje të detyruar në Romë, dy të plagosur

Një avion i nisur nga aeroporti i Korfuzit me destinacion Londrën është përballur me turbulenca të mëdha, teksa ishte duke fluturuar mbi detin Adriatik, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

TgCom shkruan se ngjarja ka ndodhur më 19 gusht rreth orës 13:00, ku avioni me 181 persona në bord, 175 pasagjerë dhe 6 anëtarë të ekuipazhit, ishte duke fluturuar me 779 kilometra në orë në një lartësi 8588 metra kur u përball me turbulencat.

Dy stjuardesa u lënduan, njëra prej të cilave dyshohet se ka pësuar frakturë në këmbë. Në këtë situatë, piloti vendosi të bëjë ulje emergjente në aeroportin e Romës.

(Kosova Sot Online)