Parashikimi i motit për sot dhe këtë fundjavë, kaq do të shkojnë temperaturat

  • s.a /
  • 24 August 2024 - 08:42
Parashikimi i motit për sot dhe këtë fundjavë, kaq do të shkojnë temperaturat

Mot i nxehtë parashihet të mbajë gjatë kësaj fundjave në vend, sipas “Mendimi për motin”, transmeton "Kosova Sot Online ".

Herë pas here do të kalojnë vranësira, por nuk priten të reshura. Temperaturat minimale zbresin në 15C e 18C, deris ato maksimale arrinë vlera prej 33C e 36C.

Nga dita e martë sërish priten kushte më jostabile, që sjellin mundësi për rrebeshe shiu e bubullima në pjesë të vendit. 

“Mot kryesisht me diell parashihet edhe ditën e hënë.  Nga dita e martë sërish priten kushte më jostabile, që sjellin mundësi për rrebeshe shiu e bubullima në pjesë të vendit.  Temperaturat zbresin në 30C e 28C.  Minimalet luhaten ndërmjet 15C e 17C.  Do të fryjë erë veriore e verilindore e lehtë dhe mesatare 4-10m/s”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online )