Lexoni edhe:
KPK cakton Petrit Kryeziun ushtrues të detyrës së Kryeprokurorit në Prokurorinë Themelore në Prizren
Në veri të Kosovës pritet të hapet sot dega e Postës së Kosovës, transmeton "Kosova Sot Online ".
Në Mitrovicë të Veriut kanë përfunduar punimet për funksionalizimin e degëve të Postës së Kosovës dhe sot pritet që të hapet dega e Postës në sheshin ‘Car Llazar’.
Një reklamë e Postës së Kosovës është vendosur në një lokal në shëtitoren afër urës kryesore në Ibër dhe në vetë shitoren shihen punëtorë të cilët po punojnë në përgatitjen e objektit për hapje, shkruajnë sot mediat lokale në veri.
Në fillim të korrikut, Posta e Kosovës deklaroi se do të hapë degët në veri të Kosovës.
(Kosova Sot Online )