Ambasadori britanik: Veprimet e sotme në Veri nxisin tension, u bënë pa konsultim me miqtë dhe aleatët e sigurisë

  • s.a /
  • 31 August 2024 - 09:01
Ambasadori britanik: Veprimet e sotme në Veri nxisin tension, u bënë pa konsultim me miqtë dhe aleatët e sigurisë

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovës, Jonathan Hargreaves ka reaguar pas aksionit të sotëm të Qeverisë së Kosovës në veri të vendit që ka rezultuar me mbylljen e komunave paralele, transmeton"Kosova Sot Online ".

Diplomati britanik ka thënë veprimet që kanë ndikim në mirëqenien e serbëve të Kosovës dhe komuniteteve të tjera duhet të ndërmerren me kujës dhe në konsultim me aleatët e Kosovës dhe partnerët e sigurisë, duke e menduar gjithmonë një kontekst më të gjerë.

Heargraves thotë se veprimet e sotme në Veri s’e kanë pasur asnjë nga këto dhe rrezikojnë që të nxisin tensionet e të prekin ata që janë më të ndjeshmit.

“Veprimet që ndikojnë thelbësisht në mirëqenien e serbëve të Kosovës dhe të komuniteteve të tjera joshumicë kërkojnë konsultim të kujdesshëm me miqtë e palëkundur të Kosovës dhe partnerët e sigurisë, në kontekstin e dialogut më të gjerë. Veprimet e sotme në veri të Kosovës u kryen pa këtë dhe rrezikojnë të nxisin tensione dhe të prekin më të cenuarit”, ka shkruar ai

(Kosova Sot Online )