Ramadani: Pushtetarët të kërkojnë falje dhe të pranojnë publikisht se e kanë mësuar gabimin

  • A.P /
  • 04 September 2024 - 12:29
Ramadani: Pushtetarët të kërkojnë falje dhe të pranojnë publikisht se e kanë mësuar gabimin

Burim Ramadani ka thënë se ura ka rrezik të riktehet në dialog në Bruksel, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Përmes një shkrimi në rrjetin social, ai ka thënë se iniciativa për hapjen e urës duhet të rifillojë, por me komunikim me NATO-n.

“Krejt këta pushtetarë që s’lanë gjë pa fyer NATO-n duhet të kërkojnë falje për popullin e Kosovës, për NATO-n dhe të pranojnë publikisht se e kanë mësuar gabimin.” – ka shtuar ai.

Në fund, Ramadani ka thënë:

“ Dialogu dhe bashkë-planifikimi për hapjen e Urës dhe veprimet tjera që kanë dimension të sigurisë të bëhen me NATO-n, jo me Serbinë!”.

Postimi i plotë:

Ura ka rrezik të ri-kthehet në dialog në Bruksel! Të rifillojë iniciativa!

Tash, pas komprometimit (për shkak të konfrontimit deklarativ me NATO-n) të iniciativës për hapje të plotë të Urës, insistoj në këto tri pika:

1. Iniciativa për hapjen e plotë të Urës duhet të ri-nis!

Me koncept tjetër, me Komunikim Strategjik Kosovë-NATO.

2. Krejt këta pushtetarë që s’lanë gjë pa fyer NATO-n duhet të kërkojnë falje për popullin e Kosovës, për NATO-n dhe të pranojnë publikisht se e kanë mësuar gabimin.

3. Dialogu dhe bashkë-planifikimi për hapjen e Urës dhe veprimet tjera që kanë dimension të sigurisë të bëhen me NATO-n, jo me Serbinë!


(Kosova Sot Online)