Një person është gjetur i shtrirë në trotuar me lëndime serioze
Një person është gjetur i shtrirë në trotuar në Pejë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Zëdhënësi i Policisë në Pejë, Fadil Gashi, tha se ai dyshohet se është hedhur nga ballkoni i një ndërtese.
Ai ka pësuar lëndime serioze.
“Sot rreth orës 12:50 policia është njoftuar nga një qytetar ku ka pranuar se në rrugën “Mbretëresha Teutë”, në Pejë është parë i shtrirë në trotuar një person mashkull. Patrolla menjëherë ka dalë në vend të ngjarjes dhe sipas informatave të para dyshohet se është hedhur nga ballkoni i ndërtesës me lëndime serioze, ndërsa është dërguar në emergjencë në spitalin e Pejës”, tha ai.
(Kosova Sot Online)