Mediat në Turqi kanë raportuar për vizitën e Hakan Fidan në Kosovë
Mediat në Turqi kanë raportuar për vizitën që kryediplomati turk, Hakan Fidan, ka zhvilluar në Kosovë. Fidan pas takimit me krerët e shtetit në Prishtinë, ka qëndruar edhe në qytetin e Prizrenit, ku janë të koncentruar në masë të madhe komuniteti turk, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ministri turk është pritur nga qytetarët e Prizrenit e fëmijë të shumtë, të cilët kanë shprehur admirim për ministrin turk.
“Gjatë vizitës së tij zyrtare në qytetin e Prizrenit të Kosovës, ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan u prit ngrohtësisht nga fëmijët, të cilët i treguan përzemërsi dhe admirim”, shkruan mediumi turk “A”.
(Kosova Sot Online)