Tahiri: Vjosa Osmani e mbyllte gojën nga frika prej Kurtit

  • A.P /
  • 09 September 2024 - 12:34
Tahiri: Vjosa Osmani e mbyllte gojën nga frika prej Kurtit

Edita Tahiri, e ka komentuar intervistën e presidentes Vjosa Osmani, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Me ne fund Presidentja foli, guxoi te kritikoj Kurtin per gabimin per asociacionin, per deshtimin e Kurtit ne anetaresimin e Kosoves ne Keshillin e Evropes, pergenjeshtroi RTK-ne per sulmet e pabaza ndaj gazetes Nacionale, madje kerkoi shkarkimin dhe doreheqjen Martin Berishaj per korrupsionin energjetik..etj” – shkroi Tahiri në llogarinë e saj në “Facebook”.

Më tej, ajo aludoi se nga erdhi guximi i presidentes për të folur rreth këtyre çështjeve dhe pse nuk kishte folur kështu më herët.

“Ky guxim i erdhi Osmanit nga frika e votave qe jane afer me 9 shkurt…mbyllja e gojes ishte nga frika qe pati nga Kurti, tash kur i kane prishur marredheniet foli nga frika e votes – pushteti para shtetit eshte nje deshtim kombetar jo vetem politik per rangun e presidentit te nje vendi” – shtoi Tahiri.

(Kosova Sot Online)