Tahiri: Kjo qeveri e ka varrosë barazinë në mesin e qytetarëve

  • A.P /
  • 09 September 2024 - 13:40
Tahiri: Kjo qeveri e ka varrosë barazinë në mesin e qytetarëve

Besnik Tahiri, shef i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, është shprehu r se marrëveshjet ndërkombëtare kurrë s’kanë qenë problem, por keqmenaxhimi i brendshëm i Kosovës, që është aktualisht në stadin më të ulët që ka qenë ndonjëherë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai ka thënë se qeveria aktuale ka varrosur barazinë në mesin e qytetarëve.

“Do të vazhdojmë angazhimin tonë për konceptin e ligjit të pagave, që paga mesatare të bëhet 1000 euro, ligjin për sigurime shëndetësore dhe zhvillimin ekonomik të vendit. Kjo qeveri e ka varrosë barazinë në mesin e qytetarëve. Po e humbë shpresën për qytetarët”, ka thënë Tahiri.


(Kosova Sot Online)