A ka persona që janë të interesuar për strehimin e qeneve endacak?
Përkundër investimit prej 1.7 milionë euro për zgjidhjen e problemit të qenëve endacakë në komunën e Prishtinës në Qendrën për trajnimin e këtyre kafshëve në Hajvali, kryeqyteti mbetet i populluar me qenë, të cilët janë bërë rrezik për qytetarët. Kryetari, Perparim Rama tha se nuk kanë hequr dorë nga ky problem, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
”Tani kemi një numër të madh të personave që janë të interesuar për strehimin e qeneve endacak mos të ketë qen pa shtëpi. Ka qenë një punë e madhe ekipore për të ardhur deri këtu por kjo nuk mjafton, lufta ndaj kësaj dukurie negative vazhdon”, tha Rama.
Ai theksoi se qendra në Hajvali trajton 40 deri 45 qenë në ditë, ndërsa shtoi se vetëm në Prishtinë mbi 3 mijë qenë endacak.
”Ne kemi krijuar mekanizmat ku mund ti ndajmë edhe me komunat e tjera. Ne kemi kërkuar që dy tre vite nga niveli qendror të merret me këtë çështje. Qeveria ende nuk e ka harxhuar asnjë cent për këtë çështje”, tha Rama.
(Kosova Sot Online)
