Petkoviq: Rashiq tradhtoi popullin dhe origjinën e tij për një vend në kabinetin e Kurtit
Kryenegoaciatori serb, Petar Petkoviq, i ka reaguar ministrit Nenad Rashiq pasi paralajmërimit për mundësinë e mbylljes edhe të institucioneve shëndetësore e arsimore paralele në Kosovë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Petkoviq e ka quajtur Rashiqin si “megafon” të kryeministrit Kurti përmes të cilit “do të shpall pushtimin e spitaleve dhe shkollave serbe në Kosovë”.
“Rashiq tradhtoi popullin dhe origjinën e tij për një vend në kabinetin dhe listën e pagave të Kurtit ”, ka thënë Petkoviq.
(Kosova Sot Online)