Konjufca: Vuçiq po e kërcënon Kosovën por nuk na bën përshtypje
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca para mediave ka folur edh për shtatë kërkesat e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq ndaj Kosovës, teksa tha se Vuçiq po kërcënon në Republikën e Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Por, Konjufca tha ky kërcënim nuk i bënë shumë përshtypje, duke thënë se nuk frikësohen e as nuk shqetësohen, sepse në veri të vendit ndodhet institucionet e sigurisë e të Kosovës.
“Vuçiq po tenton t’i ruaj ato që nuk i ka më edhe faktikisht po kërcënon Republikën e Kosovës përmes konferencës për shtyp, mirëpo ky është një kërcënim i cili me thënë të drejtën nuk është se na bënë shumë përshtypje, ne nuk frikësohemi, shqetësohemi sepse në atë pjesë të vendit janë institucionet e Kosovës, janë institucionet e sigurisë, janë institucionet politike, janë komunat që funksionojnë edhe është shanse e humbur e qytetarëve që kanë mendime të tjera për me marrë pjesë në procesin politik edhe me dashtë me qenë bashkëpjesëmarrës në procesin politik”, tha para mediave kryetari i Kuvendit të Kosovës.
(Kosova Sot Online)