Nagavci: Përmirësimi i cilësisë së arsimit, objektivi ynë parësor
Pas përfundimit të renovimit së Shkollës Mesme të Lartë “Ahmet Gashi” në Prishtinë, sot u mbajt ceremonia e hapjes së saj. Me këtë rast ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, theksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës e ka në fokus infrastrukturën shkollore si pjesë me rëndësi për krijimin e kushteve për përmirësimin e cilësisë së arsimit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
E para arsimit tha se kjo shkollë e mban emrin e arsimtarit, gjeografit e historianit të shquar, Ahmet Gashi.
Ministrja theksoi se Ahmet Gashi kishte kontribut të veçantë e të jashtëzakonshëm në vitet 1990, atëherë kur jepte mësim fshehurazi sepse jetonim në kohë tjera në ditë të vështira dhe veprimtaria dhe puna e tij si mësimdhënës bëhej me një rrezik të madh. E sot që gjuhën shqipe e mësojmë në liri e kur mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe, tha Nagavci, i kemi edhe kushtet fizike për të mundësuar se përvetësimi i dijeve të jetë sa më cilësor.
“Ky gjimnaz i cili me dekada përgatit të reja dhe të rinj në drejtime shoqërore, duke iu dhënë atyre një bazë të fortë me të cilën formohen për t’u bërë individ të shëndosh që i duhen shoqërisë sonë “, tha ajo.
“Përmrësimi i cilësisë së arsimit në të gjitha nivelet e arsimit është objektvi parësor në strategjinë tonë të arsimit”, shtoi ajo.
(Kosova Sot Online)
