Schneeberger: Narrativat serbe për Kosovën, po i përhap Vuçiqi
Këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, Kati Schneeberger ka reaguar karshi dezinformatave që udhëheqësit në Serbi po bëjnë për Kosovën, duke thënë se kjo narrativë është përhapur jo vetëm nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, por edhe nga “kukullat e tij vendase”, duke aluduar në politikanin Aleksandër Arsenijeviq, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Së shpejti nis renovimi i Muzeut Kombëtar të KosovësDerisa zyrtarët serbë po përhapin dezinformata duke pretendtuar se gjoja po ndodh “spastrim etnik” apo edhe “gjenocid” ndaj serbëve në veri të vendit, Schneeberger ka thënë se realisht serbët në Kosovë janë nën presion nga Serbia.
(Kosova Sot Online)