Kurti: Masat e Vuçiqit nuk janë aspak paqësore

  • A.P /
  • 17 September 2024 - 13:26
Kurti: Masat e Vuçiqit nuk janë aspak paqësore

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se masat e presidentit serb Aleksandër Vuçiq, janë bërë në dëshpërimin e tij dhe nuk janë aspak paqësore, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Derisa fillimisht përmendi se kushtet që Kurti ka vënë kanë qenë racionale dhe paqësore.

“Së pari duhet të flisni për tri kushtet që i kam vënë unë e që janë kushte paqësore por edhe racionale, d.m.th janë dorëzimi te autoritetet e Kosovës si Milan Radoiçiq, nënshkrimi i marrëveshjes dhe tërheqja e letrës së ish-kryeministres Bërnabiq, e cila tha që nuk e pranon as Pavarësinë e Kosovës as ulëset në OKB për Kosovën dhe as nuk e respekton integritetin territorial, pra këto tri kushte janë paqësore dhe racionale, ndërkaq ato kërkesat e tij masat që bëhen nga një dëshpërim dhe paraqesin joracionalitet e nuk janë aspak paqësore por përkundrazi pjesë e fushatës agresive për konflikte të reja që padyshim se nuk kanë vend as në Kosovë as në rajonin”, u shpreh Kurti për tv21.


(Kosova Sot Online)