QKUK e mbingarkuar me rreth 10.000 pacientë që lëngojnë në lista të pritjes

  • A.P /
  • 18 September 2024 - 12:22
QKUK e mbingarkuar me rreth 10.000 pacientë që lëngojnë në lista të pritjes

Qendra Klinike Universitare e Kosovës është e mbingarkuar me rreth 10.000 pacientë që lëngojnë në lista të pritjes për shërbime thelbësore mjekësore, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Zyra e Auditorit Kombëtar gjeti se pjesa më e madhe e tyre endet në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare, pasuar nga Ortopedia, Oftalmologjia, Kardiologjia, Radiologjia dhe Kardiokirurgjia.

Pritja mesatare atje arrin në gati tre vjet, sipas raportit të Auditorit, që u publikua në fund të muajit të kaluar.

Auditori e hodhi përgjegjësinë te Ministria e Shëndetësisë dhe Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK), duke thënë se këto institucione nuk kanë arritur t’i krijojnë kushtet e nevojshme për trajtimin në kohë të pacientëve.

(Kosova Sot Online)