
Policia e ka cilësuar si të dyshimtë vdekjen e një personi në spital

Policia e Kosovës e ka cilësuar si të dyshimtë vdekjen e një burri në Spitalin Regjional të Gjilanit, tri ditë pas hospitalizimit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
“VDEKJE E DYSHIMTË- Spitali Regjional Gjilan 20.09.2024 – 13:00. Në spital ka ndërruar jetë një person i gjinisë mashkull kosovar, i cili ishte hospitalizuar para tri ditëve. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.
(Kosova Sot Online)