Vdiq nëna e dëshmorit të kombit Jah Hoti

  • A.P /
  • 21 September 2024 - 16:42
Vdiq nëna e dëshmorit të kombit Jah Hoti

Një rast i dhimbshëm ka ndodhur në familjen Hoti nga Ratkoci i Rahovecit, pasi është ndarë nga jeta Naxhije Hoti, nëna e dëshmorit të kombit Jah Hoti, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Naxhije Hoti jetoi 31 vite me dhimbjen e vdekjes së djalit të saj, i cili ishte një ndër luftëtarët e orëve të para të datës 16 dhjetor në vitin 1993.

Familjarët e kanë kujtuar të ndjerën si një grua të dashur, të fortë e fisnike.

Ndërkaq, Jah Hoti është njohur si veprimtar e atdhetar i shquar i Kosovës, i cili dha jetën për të hapur shtigjet e lirisë.


(Kosova Sot Online)