
Si planifikonte Vuçiq që përmes Radojçiq dhe grupit terrorist ta aneksonte veriun e Kosovës

Më 24 shtator 2023, një grup i armatosur i prirë nga ish-politikani Millan Radoiçiq, sulmoi Policinë e Kosovës në fshatin Banjskë të Zveçanit. Nga ky sulm terrorist, një pjesëtar i Policisë së Kosovës, rreshteri Afrim Bunjaku ishte vrarë në orët e para të së dielës në fshatin Banjskë, në veri të Kosovës.
Kryekrimineli Radojçiq ka qenë udhëheqës i këtij grupi terrorist dhe i sulmit ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku. Kjo është edhe një dëshmi tjetër mbi veprimtarinë e tij terroriste ndaj Republikës së Kosovës. Nënkryetari i Listës Serbe është prijës i sulmit terrorist dhe grupit të terroristëve.
Harta e sulmit terrorist po qartësohet çdo ditë: Aleksandër Vuçiq përmes Listës Serbe, dhe këta përmes nënkryetarit të tyre Radoiçiq, kanë ndërmarrë veprimin terrorist kundër rendit juridik dhe kushtetues të Republikës së Kosovës duke tentuar të destabilizojnë Republikën tonë. Pra, LS e sheh pjesëmarrjen e saj në Kosovë vetëm në mënyrë terroriste.
(Kosova Sot Online)