Kjo rrugë do të jetë e mbyllur për qarkullimin e mjeteve motorike

  • A.P /
  • 01 October 2024 - 09:22
Kjo rrugë do të jetë e mbyllur për qarkullimin e mjeteve motorike

Komuna e Vushtrrisë ka njoftuar se sot duke filluar nga ora 08:00, rruga “Drenica” do të jetë e mbyllur për qarkullimin e mjeteve motorike, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas njoftimit, do të bëhet asfaltimi i shtresës së dytë i kësaj rruge.

“Njoftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Vushtrrisë, se nesër (01.10.2024) rruga “Drenica” nga ora 08:00 do të jetë tërësisht e mbyllur për qarkullim të mjeteve motorike, pasi që do të bëhet asfaltimi i shtresës së dytë të këtij segmenti rrugor”, thuhet në njoftimin e Komunës së Vushtrrisë.

Komuna e Vushttrisë ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve që t’i përdorin rrugët alternative deri të përfundojë asfaltimi i rrugës “Drenica”.


(Kosova Sot Online)