Arrestohet për shantazh një grua kosovare

  • A.P /
  • 01 October 2024 - 10:19
Arrestohet për shantazh një grua kosovare

Është arrestuar dje një grua në Ferizaj nën dyshimin se ka kryer veprën penale të shantazhit. Sipas policisë, ajo i kishte kërkuar para një burri në formë të shantazhit, teksa më parë dyshohet se kishte gënjyer në polici për “sulm seksual”, ndaj saj, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt ndërsa e dyshuara është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

“Ferizaj 29.09.2024-01:00-17:00. Pas raportimit  se një femër kosovare është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar, lidhur me rastin njësiti i hetimeve ka intervistuar të dy palët, ku pasi është dëshmuar se e dyshuara femër kosovare i kishte kërkuar të dyshuarit para në formë të shantazhit, në konsultim me prokurori është rikualifikuar vepra penale nga ‘sulmi seksual’ në veprat penale ‘shantazh’ dhe ‘sulm’. I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt ndërsa e dyshuara është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim. 

(Kosova Sot Online)