Albin Kurti ka udhëtuar nga ShBA për në Poloni

  • A.P /
  • 01 October 2024 - 12:15
Albin Kurti ka udhëtuar nga ShBA për në Poloni

Kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për në Poloni, ku bashkë me Ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedoncin, do të marrë pjesë në Forumin e Varshavës për Siguri 2024, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në njoftimin e lëshuar nga Zyra e Kryeministrit, është bërë e ditur se në kuadër të këtij forumi, Kurti do të mbajë një fjalim si dhe do të zhvillojë takime bilaterale.

“Në kuadër të Forumit, kryeministri Kurti sot do të mbajë një fjalim mbi temën “Fokusohuni në Ballkanin Perëndimor: lidhja e Gjeopolitikës dhe Integrimit Evropian”. Gjatë qëndrimit në Varshavë dhe pjesëmarrjes në Forum, ai do të zhvillojë takime bilaterale, si dhe do të mirëpritet nga pjesëtarë të mërgatës sonë në Poloni”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)