Albin Kurti e uron Rutten për detyrën e re: Ne në Kosovë ju dëshirojmë suksese
Kryeministri Albin Kurti e ka uruar Mark Rutten, me marrjen zyrtarisht të detyrës së sekretarit gjeneral të NATO-s,
transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
I pari i qeverisë kosovare ndër tjera ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunimin e mëtejmë me aleancën veriatlantike.
”Urime Mark Rutte për fillimin zyrtar të rolit tuaj në krye të NATO-s. Ne në Kosovë ju dëshirojmë suksese të mëdha dhe mezi presim të vazhdojmë bashkëpunimin tonë në kapacitetin tuaj të ri”.
(Kosova Sot Online)