Baerbock: Dialogu intensiv është puna thelbësore e diplomacisë

  • A.P /
  • 02 October 2024 - 07:38
Baerbock: Dialogu intensiv është puna thelbësore e diplomacisë

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, ka mbledhur të martën ministrat e Jashtëm të vendeve të Procesit të Berlinit, në Berlin, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në një takim të ndarë me ministrin e jashtëm serb, Marko Gjuriq, e para diplomacisë gjermane i ka thënë atij se pa normalizim me Kosovën, s’ka BE.

“Dialogu intensiv është puna thelbësore e diplomacisë. Annalena Baerbock theksoi sot në një bisedë me homologun serb, Marko Gjuriq, se sundimi i ligjit, CEFTA dhe normalizimi me Kosovën janë qendrore në rrugën drejt BE-së”.

“Gjermania është në dispozicion si partnere për reforma të mëtejme”, citohet të ketë thënë Baerbock.


(Kosova Sot Online)