Knaus: Anëtarësimi i Kosovës në KiE do të ishte në të mirë të të gjithë qytetarëve të Kosovës

  • A.P /
  • 02 October 2024 - 15:44
Knaus: Anëtarësimi i Kosovës në KiE do të ishte në të mirë të të gjithë qytetarëve të Kosovës

Drejtori i Institutit ESI, Gerlad Knaus, që ka qenë i përfshirë në mënyrë aktive gjatë kohës kur Kosova po bënte përpjekje për anëtarësim në Këshillin e Evropës, është përfshirë në një diskutim për këtë çështje të ngritur nga gazetari, Michael Martens, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Knaus ka thënë se qëndrimi i Gjermanisë për të mos përkrahur kërkesën e Kosovës për anëtarësim, ka qenë një ndër gabimet më të mëdha të Gjermanisë dhe politikës së BE-së në vitet e fundit

Sipas tij, është minuar edhe roli i Asamblesë Parlamentare duke injoruar konsensusin mbi partiak, duke mos e vendosur fare çështjen e Kosovës as në agjendë.

“Minoi besueshmërinë e të gjitha proceseve evropiane të bazuara në merita. PACE kishte vlerësime të detajuara (!) të meritave nga raportues të ndryshëm – Gjermania dhe qeveritë e tjera i injoruan këto”, ka shkruar Knaus,

Ai ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës do të ishte në të mirë të të gjithë qytetarëve të Kosovës, përfshirë minoritetet.

“Ky gabim mund dhe duhet të korrigjohet”, ka përfunduar Knaus.


(Kosova Sot Online)