Një person pëson lëndime pasi i shpërthen bombola duke e montuar

  • A.P /
  • 04 October 2024 - 10:28
Një person pëson lëndime pasi i shpërthen bombola duke e montuar

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka raportuar se derisa ishte duke montuar një bombolë, e njëjta ka filluar të digjet dhe ka shpërthyer, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë, të enjten në ora 10:19.

Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë duke e montuar një bombolë, e njëjta ka filluar të digjet dhe ka shpërthyer. Si pasojë një mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt.

(Kosova Sot Online)