Vetëvendosje: Kosova ka arritur normat më të ulëta të ryshfetit gjatë qeverisjen sonë

  • A.P /
  • 04 October 2024 - 15:01
Vetëvendosje: Kosova ka arritur normat më të ulëta të ryshfetit gjatë qeverisjen sonë

Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar një raport të Southeast European Leadership Development of Integrity (SELDI) te vitit 2023. Sipas tyre, rezultatet e suksesshme të këtij raporti janë si pasojë e qeverisjes së mirë që vjen nga Vetëvendosje, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në këtë raport sipas LVV-së Kosova rezulton me normat më të ulëta të ryshfetit në rajon.

Ky rezultat sipas LVV-së vjen si rezultat siç thonë ata i suksesshëm i reformës në antikorrupsion me qeverinë e Lëvizjes VETËVENDOSJE!

“Në raportin e fundit të koalicionit SELDI mbi korrupsionin në vendet e Ballkanit Perëndimor thuhet se vazhdon një ngecje në reformat e antikorrupsionit. Një ndryshim drastik vërehet te rasti i Kosovës dhe suksesi i reformës së saj antikorrupsion me qeverinë e Lëvizjes VETËVENDOSJE!”, thuhet në postimin e tyre.

Në tabelën e prezantuar nga SELDI, Shqipëria mban vendin e parë në rajon për normat më të larta të ryshfetit (40 për qind), pas saj vijnë Maqedonia e Veriut, Serbia, Bosnja-Hercegovina, e në fund Mali i Zi dhe Kosova me normat më të ulëta të ryshfetit (10 për qind).

(Kosova Sot Online)