Hovenier: SHBA e mirëpret vendimin e Qeverisë për mallrat që futen nga Serbia

  • A.P /
  • 08 October 2024 - 15:45
Hovenier: SHBA e mirëpret vendimin e Qeverisë për mallrat që futen nga Serbia

Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka thënë se SHBA e mirëpret vendimin e Qeverisë së Kosovës për heqjen e ndalesës kufitare për mallrat që futen nga Serbia, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Hovenier e ka quajtur si hap të rëndësishëm dhe të duhur për Kosovën në rrugën drejt integrimit.

“I kënaqur me vendimin e Qeverisë së Kosovës për heqjen e ndalimit për mallrat e gatshme të importuara nga Serbia. Ky është një hap i rëndësishëm në drejtimin e duhur për Kosovën në rrugën e tij drejt integrimit europian. Ne vlerësojmë partnerët tanë ndërkombëtarë për përpjekjet e tyre të vazhdueshme për të promovuar tregtinë e lirë në rajon”, ka shkruar Hovenier.

 

(Kosova Sot Online)