Ja çka tha burri i Gjyljeta Ukellës në seancën e fundit

  • A.P /
  • 09 October 2024 - 16:03
Ja çka tha burri i Gjyljeta Ukellës në seancën e fundit

Avokatja Fehmie Bytyqi ka treguar se javën e kaluar është mbajtur seanca e burrit që vrau Gjyljeta Ukellën në prill të këtij viti, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Si përfaqësuese e familjes, ajo tha se në seancë burri i saj shprehu pendesë, por nuk zbuloi më shumë rreth deklaratave në seancë e cila zgjati rreth 4-5 orë.

“Gjyljeta asnjëherë nuk kishte treguar se kishte probleme me bashëkshortin. I ka mbajtur tre puna, rriti fëmijët dhe vazhdimisht thoshte “e dua”, tha Bytyqi.

Tutje, ajo bëri të ditur se tash njëra nga motrat e të ndjerës është ligjërisht kujdestare e fëmijëve të saj.

(Kosova Sot Online)