Sot përurohet xhamia e 'Namazgjasë' në Tiranë, i ftuar nderi presidenti Erdogan
I gjithë bulevardi Dëshmorët e Kombit është veshur me flamujt shqiptarë dhe turq në pritje të vizitës së presidentit turk Rexhep Taip Erdogan në vendin tonë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Presidenti i Turqisë në vizitën zyrtare do të takohet me presidentin Bajram Begaj, kryeministrin Edi Rama, ndërsa pasdite do të përurojë xhaminë e Namazgjasë.
Sipas agjendës, presidenti turk do të pritet me ceremonia në presidencë në orën 11:40 – 12:40. Më pas do të vijojë takimi kokë më kokë me kreun e shtetit shqiptar.
Pas kësaj ai do të takohet me kryeministrin Rama dhe pas takimi është parashikuar për në orën 13:00 konferenca për shtyp mes dy liderëve.
Ndërsa në orën 16:30 – 17:30 do të zhvillohet ceremonia e inaugurimit të Xhamisë e Namazgjasë.
Gjatë vizitës së liderit turk pritet të ketë bllokime të akseve kryesore.
Drejtuesit e automjeteve duhet të shfrytëzojnë autostradën e re Kashar – Rinas, për të qarkulluar në drejtim të aeroportit të Rinasit, pasi aksi i vjetër Kashar – Rinas nga ora 10:00 deri në 11:30, si dhe nga ora 17:00 deri në orën 18:00, të datës, 10.10.2024, do të jetë i bllokuar.
Të tjera rrugë të bllokuara do të jenë edhe bulevardi Dëshmorët e Kombit, rruga Ismail Qemali, Papa Gjon Pali dhe Ibrahim Rugova. Të gjitha rrugët janë në qendër.
(Kosova Sot Online)