
Në oborrin e QKUK’së një vajzë sulmohet nga qentë endacakë

Një grua është sulmuar nga qentë endacakë në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Siç raportohet, ajo ka pësuar lëndime të shumta nga kafshimet e qenve.
Sami Bajqinca, mjeku kujdestar në Emergjencën e QKUK-së, ka thënë se viktimës i është dhënë ndihma e parë, e më pas është dërguar në Infektivë.
“Është trajtuar tek ne, i janë përpunuar plagët, ka marrë terapi, etj. Për trajtim të mëtutjeshëm është transferuar në Klinikën Infektive, atje vazhdon trajtimin”, ka thënë Bajqinca.

(Kosova Sot Online)