Një burrë nga Prizreni është rrëmbyer nga dy persona

  • A.P /
  • 10 October 2024 - 09:41
Një burrë nga Prizreni është rrëmbyer nga dy persona

Një burrë nga Prizreni është rrëmbyer dje nga dy persona, njëri shtetas i Shqipërisë dhe tjetri i Kosovës. Pas rrëmbimit të njëjtin kanë tentuar që ta dërgojnë në Shqipëri, por që vetura me të cilën udhëtonin, sipas policisë, është ndaluar nga policia e Shqipërisë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Të dyshuarit dhe viktima i janë dorëzuar policisë së Kosovës.

Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Prizren / 09.10.2024 – 21:15. Raportohet se viktima mashkull kosovar ishte rrëmbyer nga dy të dyshuar meshkuj njëri shtetas i R. Shqipërisë dhe tjetri shtetas i R. Kosovës dhe ishte dërguar në R. Shqipërisë. Policia e R. Shqipërisë kanë arritur të ndalin veturën e të dyshuarve dhe më pas ata i janë dorëzuar Policisë së Kosovës. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)