Klinaku: Qeveria Kurti ‘luftë’ me veteranët e me ushtrinë
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës në lidhje me situatën në FSK. transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ai ka vlerësuar se problemet me ushqim në ushtri nuk janë të rastësishme.
Klinaku përmes një postimi në Facebook ka shkruar se Qeveria Kurti kishte probleme me veteranët e UÇK-së, pastaj me Policinë e Kosovës dhe tash me ushtrinë.
“Së pari ‘luftë’ me veteranët e luftës së UÇK-së, pastaj ‘luftë’ me Policinë e Kosovës, e tash ‘luftë’ me ushtrinë e Kosovës – FSK, cili është fundi!?”, ka shkruar Klinaku.
(Kosova Sot Online)