
Policia e ka arrestuar një person pasi ka bashkëjetuar me një të mitur

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person në Kllokot pasi që dyshohet se ka bashkëjetuar me një të mitur, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Sipas raportit 24-orësh të PK-së, rasti ka ndodhur më 2 shtator, e njësia e hetuesisë e ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin të martën (15 tetor), derisa është intervistuar nga prokurori dhe dërguar në mbajtje.
Bëhet e ditur se viktima është dërguar në strehimore, ndërsa rasti është iniciuar si “bashkësi martesore me personin nën moshën 16-vjeçare”.
“Njësitë e hetuesisë më 15.10.2024 kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar, pasi që i njëjti ishte duke bashkëjetuar me viktimën e mitur femër kosovare. Viktima është strehuar në strehimore, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.
(Kosova Sot Online)