KRU Prishtina del me njoftim

  • A.P /
  • 16 October 2024 - 12:51
KRU Prishtina del me njoftim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar për ndërprerje të furnizimit me ujë në lagjen “Bregu i Diellit”, prej banesave të bardha e deri te qendra ” Hyzri Talla”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Ju njoftojmë se për shkak të disa punimeve teknike te pa planifikuara kemi ndërprerje të furnizimit me ujë/ Bregu i Diellit prej banesave të bardha deri te qendra ” Hyzri Talla”.”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë nuk është bërë e ditur se sa gjatë nuk do të ketë ujë në këtë pjesë. 

(Kosova Sot Online)