Vdiq Tina Kaidanow, ambasadorja e parë e SHBA’së në Kosovë

  • A.P /
  • 17 October 2024 - 07:13
Vdiq Tina Kaidanow, ambasadorja e parë e SHBA’së në Kosovë

Skender Hyseni, ka njoftuar të mërkurën në Facebook se ka vdekur Tina Kaidanow,  ambasadorja  eparë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Hyseni ka thënë se me Kaidanow ka pasur raporte të ngushta zyrtare.

Hyseni ka thënë se Tina ishte një diplomate dhe grua e fortë e cila Kosovën dhe popullin e saj e donte me gjithë qenien e saj.

“Paska ndërruar jetë Tina Kaidanow, ish ambasadore e SHBA-ve në Kosovë. Me Tinën kisha bashkëpunim dhe raporte të ngushta zyrtare. Përtej kësaj ishim edhe miq të mirë. Kontributi  dhe angazhimi sistematik i Ambasadorës Tina Kaidanow në përgatitjen e Kosovës për shpalljen e pavarësisë ishte dhe mbetet i pazëvendësueshëm. Tina ishte një diplomate dhe grua e fortë e cila Kosovën dhe popullin e saj e donte me gjithë qenien e saj.  Lamtumirë Tina. Zoti të bekoftë dhe të pastë shpirti dritë! Prehu në paqe! R.I.P. Ambasador Tina Kaidanow”, ka shkruar ai në Facebook.

(Kosova Sot Online)