
Rukiqi: Raporti i Bankës Botërore konfirmon dështimin ekonomik

Berat Rukiqi, anëtar i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka shkruar në Facebook për raportin e Bankës Botërore, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ai tha se raporti në fjalë konfirmon dështimin e Qeverisë së Kosovës udhëhequr nga Albi Kurti.
Problematike, sipas Rukiqit janë gjetjet për nivelin e ulë të punësimit, ku vetëm 37.1% e popullsisë në moshe pune punon.
Postimi i plotë:
RAPORTI I BANKES BOTERORE KONFIRMON DËSHTIMIN E QEVERISË
Kosova renditet e fundit në Ballkan dhe Evropë me numrin e të punësuarve.
Katër vjet mandat pa ndonjë iniciativë serioze ekonomike ose projekte zhvillimore. Paaftësia e qeverisë po e shtyn vendin në një krizë ekonomike me pasoja afatgjatë.
Disa nga të gjeturat kryesore të raportit të Bankës Botërore
Cost Of Pressure Transmitter Suppliers Luxembourg Might Surprise YouPressure Transmitters
by Taboola
1. Punësimi në Kosovë: 2/3 e popullsisë në moshë pune, nuk punojnë. Norma e punësimit në Kosovë është më e ulëta në Evropë, me vetëm 37.1% të popullsisë në moshë pune të punësuar, krahasuar me vendet e rajonit, ku mesatarja është 48.5%, ndërsa në Bashkimin Evropian, ku është 54.5%.
2. Rritja Ekonomike: Për vitin 2023, rritja ekonomike e Kosovës është 3.3%, ndërsa për vitin 2024 pritet të jetë 3.8%. Kjo është më e ulët se mesatarja e rritjes ekonomike prej 4% që ishte para pandemisë. Një normë e tillë e rritjes ekononomike, nuk garanton as zhvillim, as vende pune, as investime, as shëndetësi më të mirë, as paga më të mira për qytetarë.
3. Deficiti Tregtar: Kosova është i vetmi vend në rajon ku volumi tregtar ka një ndikim negativ në rritjen ekonomike për shkak të deficitit të lartë tregtar, që arrin rreth 5.2 miliardë. Dyfishimi i deficitit tregtar, për 3 vite të kësaj Qeverie, janë indikator i qartë i mungesës së investimeve, sidomos investimeve në përkrahje të prodhimit dhe eksporteve.
4. Popullsia Aktive në Tregun e Punës: Vetëm 42.7% e popullsisë aktive në Kosovë është pjesë e tregut të punës, një shifër që është më e ulëta në rajon (mesatarja rajonale është 54.4%).
Kjo përqindje e ulët lidhet edhe me emigrimin e lartë, si pasojë e liberalizimit të vizave, që ka rezultuar në një largim prej rreth 23,700 personash nga popullsia në moshë pune.
Nën udhëheqjen e Lumir Abdixhikut, LDK ka një plan praktik për të krijuar vende pune, zhvilluar ekonominë dhe ndaluar ikjen e rinisë sonë.
Rruga e Re eshtë rruga e vetme drejt zhvillimit ekonomik, e ndryshimin për Kosovën që e duam do ta sjell LDK.
(Kosova Sot Online)