Ja kur nis takimi O’Brien- Kurti

  • A.P /
  • 21 October 2024 - 13:15
Ja kur nis takimi O’Brien- Kurti

Është konfirmuar takimi mes ndihmës sekretari i shtetit amerikan për Evropë dhe Azi, James O’Brien, dhe kryeministrit Kurti, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

ZKM ka njoftuar se takimi do të mbahet në ora 15:00 në ndërtesën e Qeverisë.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Ndihmës Sekretarin për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit të Shtetit amerikan, James C. O’Brien. VENDI: Ndërtesa e Qeverisë. KOHA: 15:00. Mediat mund të marrin pamje në oborrin e Qeverisë. Ato duhet të jenë aty më së voni në ora 14:45.”


(Kosova Sot Online)