Gjuriq: Shtëpia e Xhafer Devës u ndriçua me ngjyrat e 'Rajhut të Tretë'
Propagandë përmes fantazisë së shfrenuar ka bërë Ministri i Punëve të Jashtme, Marko Gjuriq, referuar shtëpisë së rinovuar të Xhafer Devës, dhe e cila u ndriçua me drita me ngjyrë të kuqe, duke e interpretuar si “ngjyrë e Rajhut të Tretë”. [Termin “Rajhu i Tretë” nazistët e përdornin si një mjet propagande, sepse donin të legjitimonin qeverinë e tyre si pasardhëse të Rajhut të Parë dhe të Dytë), transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
“Shtëpia e rinovuar së fundmi…e Xhafer Devës…në pjesën jugore të Mitrovicës është ndriçuar…në ngjyrën e flamurit të Rajhut të Tretë”, ka shkruar Gjuriqi në X
“Glorifikimi i bashkëpunëtorëve dhe bashkëkryetarëve të nazistëve nuk duhet të jetë askund i pranueshëm shoqërisht, as në Kosovë…Dënoj fuqishëm revizionizmin historik skandaloz të qeverisë së Albin Kurtit, i cili e mundësoi dhe organizoi këtë”, ka shkruar Gjuriqi.
(Kosova Sot Online)
