Ky është kosovari që dyshohet se ia mori jetën vëllait të tij
Një ngjarje tragjike ndodhi në Prishtinë, ku u shënua një incident i rëndë që përfundoi me fatalitet, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Për motive akoma të panjohura, Gent Myftari theri për vdekje me thikë vëllain e tij, Auron Myftarin, te banesa e tyre në rrugën “Tirana”.
Motivet e rastit akoma nuk dihen, teksa tashmë ka nisur hetimi nga Policia në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë.
Genti po dyshohet se ia mori jetën vëllait të tij, Auronit – duke e therur disa herë me thikë, te kompleksi banesor ku ata jetonin.
Lidhur me rastin, edhe Prokuroria doli me njoftim.
Ndaj Gent Myftarit, tashmë është lëshuar urdhri për ndalim policor dhe Prokuroria deklaroi se rasti po hetohet në drejtim të veprave penale “Vrasje e rëndë” dhe “Armëmbajtje pa leje”.
“Prokurorja kujdestare ka dalë në vendin e ngjarjes dhe së bashku me hetuesit policor kanë ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, me urdhër të prokurorit të shtetit është bërë sigurimi i vendit të ngjarjes nga Policia e Kosovës, po ashtu me urdhër të Prokurorit trupi i pa jetë i gjetur në vendin e ngjarjes është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për të iu bërë Autopsia.
Rasti penal është filluar në drejtim të veprës penale “Vrasja e Rendë” si dhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” ku në këtë rast me vendim të prokurorit është ndaluar një (1) person.”
Brenda afatit ligjor, Prokurori i Shtetit do të ushtrojë kërkesën për caktimin e masës së sigurisë ndaj të dyshuarit.
(Kosova Sot Online)
