Arrestohen dy vëllezërit që iu vunë flakën veturave
Policia e Shkodrës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur pak ditë më parë në lagjen “Kongresi i Permetit”, në Shkodër, ku iu vu zjarri dy automjeteve, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Në pranga kanë rënë dy vëllezër janë arrestuar në Shkodër, pasi janë identifikuar nga kamerat e sigurisë. Gjithashtu është identifikuar dhe shpallur në kërkim porositësi për djegien e makinave.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës, në lagjen “Kongresi i Përmetit”, teksa u vunë në pranga shtetasit Elvis Sherraj, 19 vjeç dhe Klevis Sherraj, 20 vjeç (vëllezër), të dyshuar si autorë të djegies së dy automjeteve.Si dhe u shpall në kërkim dhe vijon puna për kapjen e një 37 vjeçari, banues në Shkodër, i dyshuar si porositësi i djegies së makinave.
Gjatë kontrollit në banesën e dy vëllezërve, përveç veshjeve dhe biçikletës të përdorura gjatë vendosjes së zjarrit, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një arme zjarri automatike, një sasi lëndë narkotike kanabis. dhe 18 aparate celular.
(Kosova Sot Online)