Ja personalitetet e famshme që përkrahën Kamala Harrisin dhe Donald Trumpin
Është bërë debat se çfarë efekti ka përkrahja nga të famshmëve tek votuesit për zgjedhjet presidenciale në shtetet e Bashkuara të Amerikës, por kandidatët gjithmonë i mirëpresin, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Këtu janë disa pjesëtar të listës A të Hollywoodit që kanë qenë përkrahës të zëvendëspresidentes Kamala Harris dhe ata të ish-presidentit, Donald Trump, shkruan The Guardian.
Kamala Harris
Këngëtarja Beyonce ka folur në tubimin që mbajti Harris në vendlindjen saj, në Houston të Texasit.
“Jam këtu si e famshme, jo si politikane. Jam këtu si nënë. Imagjinoni si do të rriteshin bijat tona duke e ditur se kanë mundësi pa fund, pa limite. Duhet të votojmë dhe ne jemi nevojë për ju”, ka thënë Beyonce.
Të tjerë të famshëm që përkrahin Harrisin janë: Taylor Swift, Bruce Springsteen, Stevie Wonder, Wilie Nelson, Oprah Winfrey, Julie Roberts, Kerry Washington, Julie Louis Dreyfus, Jennifer Lopez, Eminem, Megan Thee Stallion, Bad Bunny, Ricky Martin, Samuel L Jackson, Magic Johnson, Usher, Lizzo, Tyler Perry, Lebron James, Cardi B.
Donald Trump
Ish ylli i arteve marciale, Hulk Hogain,i cili në të kaluarën ka përkrahur ish-presidentin Brack Obama, tash po e përkrah Trumpin.
“S’i kemi pasur punët asnjëherë më mirë se me Trumpin”, ka thënë ai në një tubim.
Përkrahës të tjerë të famshëm të Trumpit janë: Elon Musk, Kid Rock, Kanye West, Jon Voight, Mel Gibson, Dr Phil, Dennis Wuaid, Roseanne Barr, Russell Brand, Buzz Aldrin.
(Kosova Sot Online)