KQZ ka nisur procedurat e përgatitjeve për procesin e zgjedhjve
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) tashmë ka nisur procedurat e përgatitjeve për procesin e zgjedhjve, që do të mbahen më 9 shkurt të vitit të ardhshëm, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Së fundmi ky institucion për të evidentuar çdo parregullsi ka kontraktuar kompaninë, e cila do të vendosë kamera në të gjitha vendvotimet.
Sipas njoftimit për furnizim me kamera dhe pajisje përcjellëse për vendvotime, KQZ-ja e ka shpërblyer me një kontratë kompaninë “Besa security”, me vlerë të kontratës mbi 699 mijë euro. Sipas njoftimit del se për këtë tender kanë ofertuar 4 kompani, por kompania fituese ka ofruar ofertën më të lirë.
(Kosova Sot Online)