Konrad: Po e përcjellin qarkullimin tregtar mes Kosovës dhe Serbisë
Ambasadorja e Gjermanisë në Serbi, Anke Konrad, ka thënë se po e përcjellin qarkullimin tregtar mes Kosovës dhe Serbisë pas heqjes së masës së sigurisë nga Kosova, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Konrad ka thënë se në dy javët e fundit ka pasur përmirësime dhe ka shtuar se presin që një gjë e tillë të vazhdojë dhe të ketë rritje të sasisë së mallrave me origjinë serbe që futen në Kosovë dhe që s’do të ketë shumë vonesa.
“Ne jemi shumë të lumtur që më në fund në kuadër të procesit të Berlinit arritëm të zhbllokojmë Cefta-n dhe shumë marrëveshje që ishin në pritje për të hyrë në fuqi. Jemi gjithashtu të lumtur që pas një kohe të gjatë, por megjithatë, kemi një marrëveshje që përfshinte heqjen e ndalimi i importit të produkteve me origjinë serbe në Kosovë. Kemi parë disa përmirësime në dy javët e fundit sa i përket numrit të kamionëve që doganojnë në baza ditore dhe natyrisht presim që ky proces të vazhdojë dhe vëllimi i mallrave me origjinë serbe do të rritet që mund të hyjë në Kosovë dhe se nuk do të marrë shumë kohë”, ka deklaruar Konrad për Kosovo Online.
Konrad ka treguar se janë duke biseduar me Qeverinë Kurti intensivisht, për të parë se situata mund të kehehet si më parë.
“Ne jemi duke biseduar intensivisht me Qeverinë e Kosovës për të parë se realisht mund të rikthehet transferimi i mallrave nga Serbia në Kosovë si më parë”, ka shtuar Konrad.
(Kosova Sot Online)